Barça synon transferimin e Parteyt dhe David

18 nëntor 2024 | 14:25

Barcelona ka shumë yje në skuadër, por duket se do të forcohen edhe më shumë. “Katalanasit” e Barcelona janë prej kohësh në krizë financiare dhe e kanë pasur goxha të vështirë për të transferuar lojtarë, ama kjo nuk i ndalon për të afruar lojtarë me parametra zero.

“Shkatërruesi” Thomas Partey i Arsenalit dhe sulmues kanadez i Lille, Jonathan David janë në “radarët” e “Blaugranave”, me drejtorin sportiv të klubit, portugezin Deco që ka nisur negociatat për të afruar lojtarët pa shpenzuar para, në përfundim të kontratave me klubet respektive, kontrata që skadojnë në fundin e këtij sezoni. Sa i përket mundësisë së realizimit të këtyre transferimeve, Partey tashmë është kthyer në një lojtar stoli tek Arsenali dhe mendohet se dëshiron një aventurë të re, pavarësisht se Mikel Arteta e detyroi të qëndrojë në Londër, gjatë merkatos së verës.

Në krahun tjetër, Jonathan David duket të jetë gati për “hapin e madh” në karrierë me “bomberin” e sulmit, i cili e ka njoftuar klubin se do të largohet si lojtar i lirë në fundin e sezonit, teksa deri më tani ka shënuar 9 gola e ka asistuar 2 të tjerë në 11 përballje. Në listë është një tjetër portier pas afrimit të polakut Szczesny, emri i të cilit ende nuk vendosur, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë të Marc-Andre ter Stegen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është…