Barça takim me përfaqësues të La Ligas për rikthimin e Messit

27 prill 2023 | 14:15

Barcelona vazhdon të punojë për rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”. Sipas “El Chiringuito”, ka pasur një takim mes anëtarëve të La Ligas dhe klubit Blaugrana për të studiuar fizibilitetin e marrëveshjes.

Takimi u zhvillua në një restorant në Madrid dhe në të morën pjesë Mateu Alemany, drejtori i katalanasve, dhe menaxheri që administron fondet Ferran Olive, si dhe dy përfaqësues nga La Liga përkatësisht Javier Gomez dhe Oscar Mayo, përkatësisht menaxher i përgjithshëm i kompanisë dhe menaxher i përgjithshëm ekzekutiv.

Messi është i gatshëm që të rikthehet sërish me fanellën e Barcelonës, por klubi katalanas ka probleme të shumta me administrimin e pagave, ndaj dhe duhet gjendur një zgjidhje për sezonin e ardhshëm. Një opsion është shitja e disa yjeve, por për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Presidentit Zoran Milanoviç, Presidenti i Republikës së…