Barcelona arrin fitore minimale ndaj Espanyolit
09 korrik 2020
| 00:08
Barcelona mban ende gjallë shpresat për titullin kampion në La Liga. Skuadra katalanase fitoi me vështirësi 1-0 derbin ndaj Espanyol. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, fraksioni i dytë do të sillte të tjera emocione.
Ansu Fati u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e fraksionit të dytë pas një ndërhyrje të ashpër, por edhe në krahun tjetër 3 minuta më pas u ndëshkua edhe Lozano.
Në minutën e 56-të, Barcelona do të shënonte me Suarez pas një aksioni të bukur të Griezmann. Espanyol provoi në të gjitha mënyrat që të barazonte shifrat, por fati nuk ishte në anën e tyre. Barcelona mbetet në vendin e dytë, me 1 pikë më pak se Reali, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.