
Barcelona – Atletico, gjysmëfinalja e Kupës së Spanjës
25 shkurt 2025
| 12:59
Barcelona, të martën prej orës 21:30 përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Spanjës.
Atletico triumfoi ndaj Barcelonës 2:1, në kuadër të La Ligas kur këto dy skuadra u përballen në muajin dhjetor për herë të fundit.
Barcelona nuk e ka fituar Kupën e Spanjës prej vitit 2021 kurse Atletico po e kërkon këtë trofe që nga viti 2013.
Skuadra më e suksesshme në histori të kësaj gare është Barcelona me 31 trofe të fituar kurse fitues në fuqi i Kupës së Spanjës është Athletic Bilbao.
Gjysmëfinalja e dytë, do të jetë ajo ndërmjet Real Sociedadit dhe Real Madridit, e cila luhet të mërkurën prej orës 21:30.
Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale do të luhen më 1 dhe 2 prill.