
Barcelona barazon me Celtan në Kupë
04 janar 2018
| 21:25
Barcelona është ndalur në barazim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos.
Ishte Jose ai që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 15 pas asistimit nga Gomes, transmeton Koha.net.
Por, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 31 për Sistos.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 janar në Camp Nou.