Barcelona bën paqe me Napolin, Rangers mund me poker Dortmundin
Barcelona dhe Napoli nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë të fazës së 1/8-ve në Europa League. Në “Camp Nou” u luajt një ndeshje interesante që prodhoi jo pak emocione, por me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme, duke lënë të hapur gjithçka për duelin e kthimit.
Zielinski zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, pas dy tentativave brenda zonës, duke mposhtur portierin Ter Stegen. Kundërpërgjigja e skuadrës së Xavit vjen vetëm në fraksionin e dytë. Pas një prekje të topit brenda zonës me dorë, arbitri akordoi penallti me VAR. Nga pika e bardhë Ferran Torres do të shënonte.
Surprizë und të quhet humbja e Dortmundit në shifrat 2-4 në shtëpi ndaj Rangers. Tavernier, Morelos, Lunstram dhe një autogol i Zagadou ishin autorët e golave për skocezët. Në krahun tjetër shënuan Bellingham dhe Guerrero.