Barcelona dhe PSG-ja dhurojnë spektakël në çerekfinalet e para

09 prill 2025 | 23:02

Barcelona hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Skuadra e Flick mori një fitore të thellë 4-0 në duelin e parë ndaj Borussia Dortmundit, duke e bërë duelin e kthimit një formalitet.

Raphinha zhbllokoi sfidën në pjesën e parë që në minutën e 25-të.

Në fillimin e pjesës së dytë Lewandowski u bë protagonist duke shënuar dy gola për të vendosur vulën e tij në këtë sukses. Yamal nuk do të mungonte me golin e katërt në minutën e 77-të.

PSG ndërkohë mori një sukses 3-1 ndaj Aston Villa-s duke qenë ndjeshëm më e favorizuar për t’u kualifikuar. Rogers befasoi ekipin parisien duke shënuar në minutën e 35-të, por Doue do të barazonte 4 minuta më pas.

Në pjesën e dytë PSG dhuroi spektakël duke shënuar fillimisht golin e avantazhi me Kvaratskhelia, ndërkohë që Nuno Mendes vulosi gjithçka në kohën shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës Husein ef.…