Barcelona e dëshiron yllin e Bayernit, Xavi gati ta takojë personalisht Kimmichin

01 qershor 2023 | 11:25

Joshua Kimmich është një objektiv i Barcelonës. Tashmë kjo nuk është më e fshehtë dhe klubi i La Ligas shumë shpejt mund të lëvizë gurët për mesfushorin e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munchen.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, marrëdhënia e shkëlqyer që lojtari ka me Ter Stegen dhe Lewanndowski, por edhe figura e Xavit mund të ndikojë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi është i gatshëm të takojë lojtarin, për ta bindur për transferimin. Kimmich ka luajtur për më shumë se pesë sezone te Bayern Munchen, ndërsa më parë nuk mund të lihet pa përmendur fakti që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Leipzig.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi i Gjakovës vazhdon të jetë në Superligën e Kosovës…