
Barcelona e fiton pjesën e parë ndaj Liverpoolit
01 maj 2019
| 21:50
Skuadra e Barcelonës e ka fituar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liverpoolit (1-0).
Golin e vetëm në këtë pjesë e ka shënuar Lusi Suarez, në minutën e 26-të. Sulmuesi nga Uruguai e shënoi golin pas një asistimi të Jordi Albas.
Liverpooli e kishte një rast të mirë shënimi, por Sadio Mane gjuajti mbi portën e Ter Stegen. Duhet cekur se në pjesën e parë Henderson u inkuadrua në lojë në vend të Keitas.
/Epoka e re/