Barcelona edhe matematikisht siguron titullin 

14 maj 2023 | 22:55

Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga, katër xhiro pa përfunduar sezoni. Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë kampion në La Liga si trajner i kësaj skuadre.

Me fitoren bindëse 1-4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19. Lewandowski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të, para se Balde të dyfishonte nëntë minuta më vonë. Ishte sërish sulmuesi polak që realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin në përgjithësi për Barcelonën në minutën e 40-të. Kounde realizoi në të 53-tën për rezultatin 0-4. Në minutën e 74-të Espanyoli shënoi për 1-4 nëpërmjet Puado.

Krejt në sekondat e fundit, Espanyoli shënoi edhe njëherë, për rezultatin përfundimtar, 2-4. Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 85 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Real Madridi, katër xhiro para fundit të kampionatit. Në anën tjetër, Espanyol mbetet i parafundit me 31 pikë dhe e rrezikon seriozisht largimin nga elita e futbollit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Cremoneses në kuadër të…