Barcelona emëron drejtor Jordi Cruyffin
16 shtator 2022
| 14:08
Skuadra e Barcelonës e ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv të klubit dhe këtë detyrë, drejtuesit ia kanë besuar Jordi Cruyffit.
Djali i legjendës holandeze të futbollit prej kohësh kishte një rol në klubin katalanas dhe duket se tashmë ai është ngritur në detyrë. Jordi Cruyff do të nisë menjëherë nga puna për merkaton e janarit, në të cilën Barcelona do të kërkojë që të afrojë sërish lojtarë.