Barcelona fiton edhe pa Messin. PSG-ja dhe Napoli ndahen baras
24 tetor 2018
| 23:09
Rafinha ka bërë Lionel Messin në mungesë të argjentinasit në ndeshjen në Champions ndaj Interit, ku Barcelona ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë ka bërë që Interi të dalë i mundur nga “Camp Nou” edhe pse Barcelona kishte një mungesë të madhe në formacion, si Lionel Messi, i dëmtuar.
Por pavarësisht humbjes, Interi ruan i qetë vendin e dytë, duke u favorizuar edhe nga barazimi i PSV me Tottenham.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të së mërkurës në Champions, Napolit i ka rrëshkituar nga duart fitorja ndaj PSG në Francë, duke qenë në avantazh deri në përfundim të kohës së rregullt. Di Maria barazoi shifrat në 2-2.
Ndërkohë, Dortmundi ka marrë një fitore të madhe 3-0 ndaj Atletico Madrid.