Barcelona fiton ‘El Clasico’-n, titulli shumë afër

19 mars 2023 | 23:07

Barcelona “vret” garën për titullin kampion në Spanjë, fitore e madhe e tyre 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madrid. Fati nuk do ishte me katalanasit në minutën e nëntë pasi Araujo do realizonte autogol.

Ekipi i Xavit tentoi të vendosë ekuilibrat me Christensen, por ky i fundit nuk ia doli dot. Në fundin e fraksionit, ai që do rikthente gjithçka nga e para do ishte Roberto. Pjesa e dytë do ishte emocionuese dhe me mundësi shënimi.

“Los Blancos” gëzojnë pas golit të Asensios në minutën e 81-të, por më kot, pasi VAR e anulon për “offside”. Atëherë kur nuk pritej, në fund, Barcelona merr 3 pikët falë golit të Kessie. Kështu, Leëandoëski me shokë renditen në vendin e parë me 68 pikë, 12 pikë më shumë se ekipi i Ancelottit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka fituar në “El Clasico”, duke kthyer disavantazhin nga…