![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/goli-731x420-1.jpg)
Barcelona fiton gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Realit
Spektakël dhe emocione në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit mes Realit dhe Barcelonës, por skuadra katalanase “buzëqeshi” në fund pas një suksesi minimal 1-0.
Në ”Santiago Bernabeo” Reali ishte dominues në minutat e para, duke vendosur në vështirësi ekipin blaugrana, por këta të fundit do të ishin të parët që do të shënonin.
Në minutën e 26-të, pas një kundërsulmi perfekt, Kessie del përballë portierit dhe më pas goditja e tij ndalet nga portieri, por pas devijimit të Militaos topi shkon më pas në rrjetë.
Reali përpiqet të reagojë, por në pjesën e parë krijon shumë pak për të merituar barazimin. Në pjesën e dytë, skuadra e Ancelottit ishte dominuese, ndërkohë që në krahun tjetër Barcelona përpiqej të hapte probleme me kundërsulmet e shpejta të Raphinia-s.
Në fundin e ndeshjes Rodrygo ju afrua shumë barazimit, por për fatin e katanasve topi shkoi jashtë kuadratit.