Barcelona fiton me përmbysje ndaj Alavesit

12 nëntor 2023 | 19:03

Barcelona ka gjetur një fitore të madhe ditën e sotme ndaj Alaves, ku katalanasit fituan me përmbysje, me rezultatin 2-1.

Në fakt, Barça u shokua që në sekondën e 17-të, ku Alaves gjeti golin me një kundërsulm me anë të Omorodion.

Në pjesën e dytë, katalanasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit me Lewandwoski në minutën e 53’. Golin e përmbysjes dhe të fitores e shënoi përsëri sulmuesi polak në minutën e 77’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e tretë me 30 pikë, 4 më pak se kryesuesit që është Girona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit…