
Barcelona fiton ndaj Sevillës dhe merr vendin e dytë
03 prill 2022
| 23:06
Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga, teksa sonte ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi si vendase ndaj Sevillas, në ndeshjen e javës së 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” ka përfunduar me rezultatin 1:0. Golin e vetëm dhe të tri pikëve për katalunasit e shënoi mesfushori spanjoll, Pedri, në minutën e 72-të.
Barcelona pas kësaj fitore ka kaluar në pozitën e dytë me 57 pikë, aq sa ka edhe Sevilla një pozitë më poshtë. Vlen të theksohet se Barça ka një ndeshje më pak të zhvilluar.