Barcelona fiton sfidën e parë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve
04 prill 2018
| 23:32
Barcelona me një këmbë është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores në sfidën e parë ndaj Romës.
4 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Barcelona krijoi epërsi të dyfishtë me autogolat e shënuar nga De Rossi e Manolas, kurse golin e tretë e shënoi Pique.
Epërsinë e ngushtoi Xheko duke shënuar në minutën e 80, kurse Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Luis Suarezit në minutën e 87.
Ndeshja e kthimit luhet më 10 prill