Barcelona fitore spektakolare me përmbysje ndaj Atleticos

16 mars 2025 | 23:13

Barcelona merr një fitore të madhe 2-4 me përmbysje ndaj Atletico Madrid, në supersfidën e La Liga.

Alvarez ndezi festën për Los Colchoneros në pjesën e parë, me golin e tij në minutën e 45-të.

Sorloth dyfishoi shifrat në të 70-tën, por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre. Leëandoëski rihapi llogaritë, ndërsa Torres vendosi ekuilibrat.

Yamal, në të 90-tën, dërgoi topin pas shpinës së Oblak. Spektakli i Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi Torres kompletoi dopietën. Ekipi i Flick shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me dhembje…