Barcelona gati të afrojë në Spanjë yllin e Chelsea-s
30 tetor 2022
| 11:48
Barcelona vazhdon të kërkojë lojtarë për të përforcuar ekipin dhe verën e ardhshme do të hidhet në sulm për shërbimet e Ngolo Kantes.
Mesfushori francez pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, atëherë kur i skadon edhe kontrata.
Në këtë mënyrë, Laporta kërkon që ta afrojë me parametra zero, teksa Çavi e shikon atë si zëvendësuesin ideal të Serxhio Buskets.