Barcelona, gati të rinovon me tre lojtarë   

17 janar 2023 | 20:03

Barcelona nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen, e cila duket e garantuar nga super talentet që ka në dispozicion. Fitorja e Superkupës ishte një konfirmim i rëndësishëm, veçanërisht nga Gavi, që ishte protagonist absolut me një gol dhe dy asistime.

Skuadra katalanase po përgatit rinovimin për të, por dhe për dy lojtarë të tjerë Ronald Araujo dhe Alejandro Balde.  Ekipi i Xavit shpreson që largimi i Depay ta ndihmojë për të mbyllur rinovimin me të paktën njërin prej tyre.

Te Barcelona janë të bindur për vlerat e tyre, ndaj dhe paga sigurisht që do të jetë më e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve…