Barcelona: Gavi do të operohet

20 nëntor 2023 | 15:29

Klubi i Barcelonës ka njoftuar një lajm jo të mirë që i shqetëson të gjitha tifozët e klubit në lidhje me dëmtimin e rëndë të Gavit. Ylli spanjoll pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë ta gjatë.

“Pas testit të kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë, Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një lëndim shoqërues në meniskun anësor. Lojtari do të ketë një operacion, në ditët në vijim pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”, ka njoftuar Barcelona.

19-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kualifikuese të Spanjës për “Euro 2024” kundër Gjeorgjisë, duke e detyruar të dilte nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve. Pritet që Gavi të jetë jashtë fushe për një periudhë prej 7 deri në 9 muaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur…