Barcelona i ofron Cavanit pagë prej 5 milionë eurosh

21 dhjetor 2021 | 11:25

Barcelona ka bërë ofertën zyrtare për Edinson Cavani. Cavani nuk është zgjidhja më e mirë për Barcelonën në aspektin sportiv, por praktikisht opsioni më i kapshëm për situatën aktuale të skuadrës.

Uruguaiani shihet si zgjidhje e mirë për sukses më të shpejtë, bazuar në përvojën e tij.

Po ashtu, Cavani ka pranuar zbritje në pagë dhe Barca i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022, me 5 milionë euro rrogë.

“El Matador” ka dhënë dritën e gjelbër dhe tashmë pritet përgjigje nga Manchester United.

Tek Unitedi është thënë të jenë të gatshëm të heqin dorë nga Cavani, pasi paga e tij mund të lirojë rrugë për tjera lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexis Sanchez prite të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar…