
Barcelona i rikthehet fitoreve
24 shtator 2019
| 22:54
Barcelona i është rikthyer fitoreve, pasi sonte e mposhti Villarrealin (2-1).
Pas gjashtë minutave lojë, Antoine Griezmann e shënoi golin e parë për vendasit. Nëntë minuta më vonë realizoi edhe Arthur për rezultatin 2-0.
Në fund të pjesës së parë mysafirët e ngushtuan rezultatin me golin e Santi Cazorlas. Leo Messi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë dhe duket që sërish ka problem me lëndim.
Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
/Epoka e re/