Barcelona ia shuan “ëndrrat” Realit

19 mars 2023 | 23:05

Barcelona ka fituar në “El Clasico”, duke kthyer disavantazhin nga 0-1, në 2-1.

Katalonasit kanë mposhtur Realin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të La Ligas.

Reali kaluan të parët në epërsi me një autogol të Araujo në minutën e nëntë.

Rezultatin e barazoi Sergio Roberto në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e fitores e shënoi Frank Kessie në minutën e dytë shtesë.

Me këtë fitore, Barca është e para me 68 pikë, 12 më shumë se Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus është fitues i derbit të Italisë. Skuadra bardhezi mori…