Barcelona interesohet për Seskon

14 janar 2025 | 11:50

Barcelona po monitoron sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko. Sipas mediumit “Cadena SER”, reprezentuesi slloven ka tërhequr vëmendjen e klubit katalunas pas paraqitjeve mbresëlënëse.

Sesko, 21-vjeçar, ka shënuar 30 gola në 66 paraqitje për RB Leipzig që kur u bashkua në vitin 2023, duke u bërë një emër shumë interesant për klubet e mëdha.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 12 herë, duke treguar aftësinë e tij për të qenë një golashënues i besueshëm. Pavarësisht interesimit të Barcelonës, Sesko mbetet nën kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2029. Skuadra e Bundesligës njihet si negociatorë i vështirë, gjë që mund të komplikojë çdo marrëveshje të mundshme për sulmuesin e ri.

Barcelona është marrë më parë me RB Leipzig, duke siguruar Dani Olmon verën e kaluar. Mbetet për t’u parë nëse klubi do t’i afrohet sërish ekipit gjerman për Sesko, i cili po monitorohet edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar kandidatin për deputet…