Barcelona, jo “korridor” në respekt të Realit
18 dhjetor 2017
| 13:54
Barcelona nuk do të rreshtohet për të bërë “korridorin” përpara ndeshjes kundër Realit të Madridit, në shenjë respekti për fitoren e Botërorit të Klubeve nga ana e madrilenëve.
Guillermo Amor, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit katalanas, bëri me dije se nuk do të ketë “pasillo”, siç e quajnë në Spanjë.
“Klubi ynë e bën “korridorin” kur marrim pjesë në kompeticionin e ekipit kampion. Nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë”, ka thënë Amor për mediet spanjolle.
Edhe Jordi Alba foli për këtë çështje, duke thënë se “korridori” do të bëhej nëse Barcelona do të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve.