
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë
Barcelona mund të jetë e hapur për të shitur disa lojtarë kyç gjatë afatit kalimtar veror për të rritur fondet, raporton Relevo.
Gjiganti katalunas assesi nuk po arrin të këndellet nga gjendja e tmerrshme financiare, përkundër se kanë shitur asete të klubit në këto vitet e fundit.
Ronald Araujo, Frenkie De Jong, Gavi ose Fermin Lopez, sipas Relevos do të shiten në këtë verë nga Barcelona.
Të gjithë lojtarët e lartpërmendur janë të rëndësishëm te skuadra katalunase, por klubi mund të përballojë t’i shesë ata për një tarifë të lartë.
Megjithatë, nuk është marrë një vendim se cili nga lojtarët e përmendur do të shitet përfundimisht.
Burimi beson se të paktën një ose më shumë nga lojtarët e listuar do të largohen nga klubi në verën e vitit 2025.
Barcelona ka arritur rregullin e Fair Play Financiar 1:1 në La Liga, por klubit ende i duhen para për të transferuar lojtarë për pozicionet kyçe si mbrojtësi i krahut, krahu i majtë dhe sulmuesi. /Telegrafi/