Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

18 janar 2024 | 23:16

Barcelona ka arritur të tirumfojë me përmbysje ndaj Unionistas me shifrat 1-3, ndeshje e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

Befasisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 31 me anë të Gomez, duke bërë që stadiumi i tyre modest të çmendeshe nga gëzimi.

Megjithatë, Barcelona arriti ta mbyllte pjesën e parë në barazim pasi Ferran Torres gjeti golin e barazimit në minutën e 45’.

Në pjesën e dytë, Barcelona nisi përmbysjen, duke gjetur fillimisht golin e dytë me anë të Kounde në minutën e 69’, ndërsa të tretin e realizoi në minutën e 73’ me anë të Balde.

Barcelona me këtë fitore, arrin të kalojë në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stambolli, një metropol kakofon që shtrihet në Lindje dhe Perëndim,…