Barcelona kërkon zëvendësuesin e Busquets, ja shtatë alternativat
Barcelona vazhdon kërkimet në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë të Sergo Busquets, i cili i është bashkuar Lionel Messit tek Inter Miami.
Sipas “Mundo Deportivo”-s, drejtori sportiv Deco ka si përparësi gjetjen e një numri 6 të nivelit të lartë këtë verë dhe ka filluar të kërkojë që tani. Barcelona nuk ka qenë e njëjta pa fituesin e Kupës së Botës në këtë sezon. Mesfushori i Evertonit, Amadou Onana, duket se është objektivi kryesor për katalanasit për shkak të moshës së tij, aftësive teknike dhe fizikalitetit. Ylli i Bayern Munich, Josha Kimmich dhe ai i Real Sociedad, Martin Zubimendi, janë gjithashtu pjesës e listës.
Khephren Thuram i Nice, djali i Lilian Thuram dhe Aleix Garcia. Mesfushori i Napolit, Stanislav Lobotka, gjithashtu konsiderohet një opsion. Emri i fundit në listën e Barcelona-s është mesfushori veteran i Arsenal-it, Jorginho, i cili ka qenë prej kohësh një objektiv i katalanasve.