Barcelona kompleton transferimin e Arthurit
12 mars 2018
| 11:17
Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen me Gremion për transferimin e Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo.
Futbollisti do të kalojë te Barcelona nga korriku i këtij viti. Ekipi katalunas do të paguajë 30 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar që cilësohet si ‘Xavi i ri’ plus 9 të tjera bonuse.
“Barcelona dhe klubi brazilian Gremio kanë arritur një marrëveshje për opsionin e blerjes së lojtarit Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo, ndërsa FC Barcelona mund ta ushtrojë këtë të drejtë gjatë korrikut 2018. Çmimi i transferimit është caktuar në 30 milionë euro, plus 9 milionë bonuse”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.