
Barcelona me një këmbë në finale
01 maj 2019
| 22:58
Skuadra e Barcelonës pa problem e mposhti Liverpoolin në në “Camp Nou”, me rezultat 3-0.
Luis Suarez realizoi golin e parë në pjesën e parë të ndeshjes, kurse në pjesën e dytë Leo Messi doli në skenë duke realizuar dy gola, njërin prej tyre nga gjuajta e lirë.
Liverpooli kishte disa raste shënimi, por Mane, Milner e Firminho nuk arritën që t’i konkretizojnë në gol. Trajneri Jurgen Klopp nuk e inkuadroi as në këtë ndeshje futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Barcelona me këtë fitore është shumë afër kualifikimit në finale, pasi Liverpoolit i duhet të shënoi katër gola dhe mos të pranon asnjë gol për të siguruar kalimin në finalen e madhe.
/Epoka e re/