Barcelona me ofertë të re për Lewandowskin
10 korrik 2022
| 13:22
Barcelona me ofertë të re drejt Bayern Munich për Robert Lewandowskin.
Ekipi katalanas e dëshiron me çdo kusht transferimin e Lewandowskit në “Camp Nou”.
Edhe lojtari tash e sa kohë është i bindur, kërkon të kalojë te Barca, por është Bayern Munich që po bllokon gjithçka.
Barcelona kanë bërë disa oferta drejt gjigantit gjerman për polakun.
Oferta e tyre e fundit ishte 40 milionë euro, shumë kjo që u refuzua nga bavarezët.
Sipas “Sport”, Barcelona do shkojë me një ofertë të re për sulmuesin, përcjell lajmi.net.
Oferta e tyre do të jetë 50 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse këtë herë ekipi gjerman do të pranojë këtë shumë për Lewandowskin.