Barcelona mposht Porton, City fiton ndaj Leipzigut
04 tetor 2023
| 23:01
Barcelona mposht Porton, Man City fiton ndaj Leipzigut
Barcelona dhe Manchester City e kanë kryer detyrën sonte në kuadër të javës së dytë në Ligën e Kampionëve.
Katalonasit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Portos.
Ishte Ferran Torres që realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutat shtesë të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Barcelona prin në tabelë e vetme me gjashtë pikë, kurse Porto mbetet në kuotën e tri pikëve.
E fitore sonte shënoi edhe Manchester City që fitoi në udhëtim ndaj Leipzig me rezultat 1:3.
Kjo fitore e dërgon Manchester Cityn në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë.