Barcelona mposhti Bilbaon dhe shkon në finale
Barcelona është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës.
Skuadra ‘blaugrana’ eliminoi në gjymëfinale Athletic Bilbaon, të cilën e mposhti 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Jeddah.
Gavi dhe Lamine Yamal ishin autorë të golave të Barcelonës, ndërsa për skuadën baske shkurtoi diferencën Inaki Williams, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Në finale, Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit – Real Madrid – Mallorca.
Mbyllet me epërsinë minimale të Barcelonës pjesa e parë e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos, në Jedhah të Arabisë Saudite.
Në minutën e 17-të të takimit, pas një gabimi të skuadrës baske në mesfushë, Barcelonë fiton superioritet numerik në sulm dhe arrin të shënojë me Gavin, i asistuar nga Balde.
Pavarësisht përpjekjeve të Bilbaos për të barazuar dhe Barcelonës për të thelluar rezultatin, nuk pati gola të tjerë në këtë fraksion hapës.
Në minutën e 52-të, vjen goli i dytë për Barcelonën i shënuar nga Lamine Yamal: kontroll perfekt i topit nga sulmuesi spanjoll, që nuk gabon përballë portierit, 0-2.