Barcelona ndan rrugët me Xavin
Xavi Hernandez nuk është më trajneri i Barcelonës. Lajmi është dhënë nga katalanasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta e informoi Xavi Hernandez këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë si trajner për sezonin 2024-2025. FC Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, i cili i shton një karrierë të pashembullt si lojtar dhe kapiten skuadre dhe i uron atij fat”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.. Kujtojmë se Xavi fillimisht pati dhënë dorëheqjen para disa muajsh, por më vonë ndryshoi qëndrim, ndërsa tashmë duket se nuk ka më kthim mbrapa. 44-vjeçari numëron 141 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.06 pikë për ndeshje. Barcelona është në kërkim të një trajneri, i aftë të rikthejë skuadrën në nivelet më të larta në Evropë.