Barcelona në krizë të madhe, mund të falimentojë

13 prill 2020 | 20:39

Kandidati për president i Barcelonës Victor Font, mendon se klubi rrezikon falimentin. Ai ka folur në lidhje me situatën e katalanasve dhe beson se asgjë nuk është në vendin e duhur.

“Për një kohë të gjatë ne kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. COVID-19 ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, po ashtu dhe në sport.

Kemi parë se si klubi po sillet në mënyrë jo të mirë dhe ka probleme në organizim. Rreziku i madh? Barcelona mund të shkojë drejt një falimenti ekonomik dhe moral. Game Over”, deklaroi për mediat iberike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift nga Istogu është martuar të dielën, në kohën…