Barcelona nuk dorëzohet për Nico Williams

18 korrik 2024 | 12:51

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqsuesit e Nico Williams, me katalunasit që kërkojnë të nënshkruajnë me yllin spanjoll, para se Chelsea apo Arsenali ta bindë atë.

Sipas Jijantes, Deco u takua me përfaqësuesin e Williams, Felix Tainta, në Zaragoza të mërkurën ndërsa diskutuan kushtet e kontratës për sulmuesin e Spanjës dhe Athletic Club. Katalunasit kanë qenë të lidhur me anësorin e ri për një kohë të gjatë dhe tani po përpiqen të vulosin një transferim përpara gjigantëve të Premierligës, Chelsea dhe Arsenal.

Nico Williams Athletic Club 2023-24

Në fillim të kësaj jave, The Athletic raportoi se si “Topçinjtë” dhe Chelsea mbeten të etur për të transferuar anësorin, i cili kohët e fundit luajti për Spanjën dhe luajti një rol kyç në ngritjen e titullit të katërt rekord të Kampionatit Evropian nga skuadra e tij.

Me Williams dhe Lamine Yamal që bëjnë mrekulli së bashku për Furinë e Kuqe në futbollin ndërkombëtar, tifozët e Barcelonës do të shpresojnë që dyshja do të jenë në gjendje ta përsërisin atë magji në futbollin e klubeve për skuadrën e tyre në sezonin e ardhshëm 2024-25.

Deco Barcelona 2024

Skuadra e Hansi Frlick tashmë ka filluar para-sezonin dhe do të udhëtojë në ShBA për ndeshje miqësore kundër klubeve si Manchester City dhe Real Madrid më vonë këtë muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poetja Naime Beqiraj, drejtoreshë e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës,…