
Barcelona nuk e pranon rikthimin e Alvesit
26 korrik 2019
| 15:34
Barcelona e ka refuzuar mundësinë që ta sjellë Dani Alvesin sërish në klub, sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Sport”.
Braziliani e kishte kontaktuar personalisht ish-klubin e tij për ta parë mundësinë e rikthimit në “Camp Nou”, mirëpo ishte informuar nga ta se nuk kanë nevojë për shërbimet e tij.
Alves ishte larguar nga katalunasit në vitin 2016 ku kishte shkuar në drejtim të Juventusit, ndërkaq tani pas fundit të aventurës me Paris Saint-Germain, ai ka mbetur agjent i lirë.