
Barcelona ofron Dembelen për Martinezin
16 prill 2020
| 14:39
Lautaro Martinez është një dëshirë e madhe e Barcelonës, që e ndjek atë prej kohësh dhe dëshiron t bashkojë me Leo Mesin te ekipi katalanas.
Spanjollët janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë tunduese në verë, në mënyrë që të mbërrijnë te sulmuesi argjentinas.
Para pak ditësh, qarkulluan lajme se Interi në këmbim të Lautaros kërkon të marrë shërbimet e sulmuesit francez, Antuan Grizman. Ditën e sotme “Corriere dello Sport”, raporton se katalanasit kanë ofruar shërbimet e Osman Dembele për të arritur te Lautaro.
Megjithatë një pengesë për Interin në këtë marrëveshje është rroga e futbollistit katalanas, i cili përfiton 9 milionë euro në sezon.