Barcelona përgatit kontratë për Messin
Barcelona është duke punuar për ta rikthyer Lionel Messin në skuadër në verën e ardhshme. Messi, që do të mbetet pa kontratë këtë verë, ka katër opsione përpara sezonit të ardhshëm: Paris Saint-Germain, Barcelona, Inter Miami apo Arabia Saudite.
Barcelona ka fuqinë më të vogël financiare për t’i ofruar atij një marrëveshje, por do të shpresojë që tërheqja sentimentale të jetë e mjaftueshme për ta rikthyer atë në klub.
Për të kryer ndonjë operacion të tillë, Barcelona do të duhet të zgjidhë vështirësitë e saj për kufirin e pagave përpara sezonit të ardhshëm, me klubin që aktualisht nuk mund të regjistrojë lojtarë.
Megjithatë, sipas “Mundo Deportive” Barcelona dëshiron t’i ofrojë Messi-t një marrëveshje dyvjeçare. Pra, kjo do të thoshte se Messi do të qëndronte në Barcelonë deri në moshën 38-vjeçare.
Raportohet se pavarësisht ofertave nga MLS dhe Arabia Saudite, argjentinasi dëshiron të qëndrojë në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të ruajë nivelin e tij përpara turneut të Copa America në verën e vitit 2024.
Në fund të fundit, Messi ka të ngjarë të jetë në gjendje të zgjedhë kushtet e tij brenda parametrave që mund të ofrojë Barcelona.
Një artikull i veçantë në “Mundo Deportivo” thekson se vendimtare për shanset e Messi-t për të nënshkruar me Barcelonën do të jetë një sakrificë financiare nga ana e tij dhe aftësia e tyre për të bindur La Liga-n dhe Javier Tebas për planin e tyre të aftësisë paguese për vitet e ardhshme.
Klubi mendon se nëse mund të arrijnë një marrëveshje për Messi-n, ka të ngjarë të jetë një operacion fitimprurës, transmeton AP.
Kujtojmë që Messi në kohën e tij në Barcelonë i zhvilloi 778 ndeshje me fanellën blaugrana, prej të cilave ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 303 asistime.