Barcelona ‘peshkon’ në Angli
Pasi mbyllën çështjen e trajnerit të ri, me Hansi Flick që firmosi një kontratë deri në 2026, në shtëpinë e Barcelonës kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Dhurata e parë për teknikun gjerman pritet të jetë një mesfushor, ndërsa në Spanjë, e përditshmja Sport, shkruan se emri i parë në listën e dëshirave është Kalvin Phillips.
Mesfushori britanik do të rikthehet te Man.City pasi i përfundoi huazimi tek West Ham, por Phillips nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiola-s, për këtë arsye do të nxirët në shitje ose do të lihet sërish në huazim.
Në skenë këtu del Barcelona, me klubin blaugrana që është gati ta marrë në huazim, gjithnjë nëse nuk del ndonjë klub që të paguajë 30 milionë euro, aq sa Manchester City vlerëson kartonin e tij.