
Barcelona pëson humbje marramendëse, shkak Covid-19
05 maj 2020
| 21:02
Skuadra e Barcelonës ka humbur tashmë rreth 140 milionë euro për shkak të krizës financiare që erdhi si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur , pranon zëvendës presidenti i klubit, Jordi Kardoner: “Është e sigurt kjo humbje për aq sa dimë sot. Këto miliona do të jenë në faturën e humbjeve në fund të vitit. Shpenzimet duhet të ulen”.
Humbjet në klubin nga “Camp Nou” vijnë si pasojë e mos shitjes së biletave për ndeshjet dhe muzeun e klubit, humbje të të drejtave televizive dhe të tjera aktivitete tregtare si dyqane apo shkollat e futbollit. (V.Z / Epoka e re)