Barcelona planifikon shkurtimin e pagave të futbollistëve

20 mars 2020 | 15:02

Covid-19 po prek futbollin në çdo hallkë, po prek klubet, po prek lojtarët, rrjedhimisht edhe të ardhurat e tyre.

Një pjesë e mirë e klubeve evropiane kanë filluar duke shqyrtuar opsionin për të shkurtuar pagat e lojtarëve, një prej tyre është dhe Barcelona.

Në kushtet kur nuk dihet se kur do të përfundoj kjo pandemi, Barcelona kërkon ti paraprij më të keqes, krizës së madhe, dhe për këtë arsye po mendon të shkurtoj pagat e lojtarëve. 61% i buxhetit total për sezonin 2019/2020 është planifikuar për pagesat.

507 milion euro në vit është kosto e pagave të lojtarëve. Për këtë arsye klubi i Barcelonës po mendon ti kërkoj Messit me shokë një sakrificë të vogël, në këto kohë emergjence ky shihet si një plan mbijetesë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin…