Barcelona po mendon rikthimin e ish-sulmuesit

08 janar 2022 | 18:33

Rinovimi i Ousmane Dembele me ​​Barcelonën është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, kjo është arsyeja pse klubi blaugrana po teston terrenin për zëvendësime të mundshme të ish- Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve të “SPORT” , katalanasit kanë identifikuar Adama Traore të Wolverhampton si zëvendësuesin ideal për Dembele.

I rritur në Cantera, Traore u largua nga Barcelona në vitin 2015, por marrëdhëniet e mira mes Wolves dhe blaugrana mund të çojnë në një marrëveshje mes palëve për shitjen e anësorit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.…