Barcelona shokohet në “Camp Nou”, humb mundësinë për të kryesuar La Ligan
Barcelona është ndeshur me Granadan në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligas.
Barcelona pati përballë skuadrën e papërshtatshme të Granadas në Camp Nou, shkruan lajmi.net.
Fillimisht, Barcelona doli në avantazh përmes legjendës, Lionel Messi.
Messi i dha avantazhin skuadrës në min 24’ ku pas një aksioni të mirë, shfrytëzoi një asistim nga Antoine Griemzann.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Barcelonës.
Në pjesën e dytë, Granada befasoi me lojën e shfaqur në fushë.
Fillimisht, Machis shënoi gol në min 63’ për të barazuar rezultatin në 1-1.
Por, trajneri i Barceloëns, Ronald Koeman u ankua për autin e Granadas, gjë që shkaktoi reagim nga gjyqtari i ndeshjes, Fuertes.
Granada nuk u ndal me kaq, pasi ishte futbollisti Molina i cili shënoi gol në min 78′ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Barcelona humbi një mundësi të artë për të dalë në vendin e parë në La Liga. Tani “Blaugranët” qëndrojnë në vendin e tretë ne 71 pikë, poaq sa Reali dhe dy më pak se Atletico Madrid.
https://twitter.com/futbol_vertical/status/1387838808767574016
Messi goal for Barcelona against Granada #LaLiga https://t.co/HKYHzB2rV0
— Everything Sports (@CompleteSport24) April 29, 2021
https://twitter.com/goal_rich/status/1387836012806787072