Barcelona shokohet nga Celta Vigo

06 nëntor 2021 | 18:28

Barcelona shpërdoron një mundësi të artë për t’u rikthyer te fitoret në La Liga. Skuadra katalanase, për momentin pa trajner, shpërdoroi një avantazh të trefishtë, duke barazuar 3-3 ndaj Celta Vigos.

Blaugranët zhvilluan 45 minutat e para mjaft të mirë, duke shënuar plotë tri gola, por pjesa e dytë ishte një “errësirë” e vërtetë për ta.

Ansu Fati fillimisht dhe më pas një gol i bukur nga Busquets dhe Depay i shkaktuan jo pak dhimbje koke vendasve. Në pjesën e dytë, Celta Vigo zgjohet duke shënuar fillimisht me Iago Aspas dhe më pas rihap sfidën me Noliton.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Iapo Asas me goditjen e fundit e dërgoi topin në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Ter Stegen. Barcelona mbetet në vendin e 10-të me vetëm 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër…