Barcelona shpëton nga humbja ndaj Villarrealit
Çmenduri në “Ceramica”, Barcelona dhe Villarreal kanë ndarë nga një pikë pas barazimit spektakolar 4-4.
Barça shënoi dy gola të shpejtë me Coutinho (12’) dhe Malcom (16’) dhe u duk sikur fitorja ishte e sigurt.
Megjithatë, kishte shumë minuta për t’u luajtur dhe Chukwueze rihapi lojën në minutën e 23’.
Pas pushimit erdhi goli i barazimit nga Ekambi në minutën e 50’. Iborra shënoi golin e avantazhit për vendasit dhe Valverde vepron duke futur në fushë ishte Leo Messi-n, por pak minuta më pas Villarreal shënoi golin e katërt me ish-milanistin Carlos Bacca.
U duk sikur ndeshja do të përfundonte me një humbje të miqve, por Messi rihap gjithçka në minutën e 91’ me një tjetër gol nga goditja e dënimit.
Në fund të takimit, ishte Luis Suarez ai që shënoi golin e barazimit me një “predhë” të pakapshme për Asenjo.
Barça shkon në kuotën e 70 pikëve, tetë më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid.