Barcelona synon në verë transferimin e Leaos

13 shkurt 2024 | 16:52

Skuadra e Barcelonës pritet të përforcohet në afatin kalimtar të verës, kurse një prej lojtarëve kryesor që e synon gjiganti spanjoll është ylli i Milanit, Rafael Leao.

Leao ka qenë formë të luhatshme këtë sezon, ndonëse ka shënuar gjashtë gola dhe ka ofruar nëntë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat. Verën e kaluar, ai nënshkroi një kontratë të re me klubin që zgjat deri në qershor 2028.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “Sport”, Barcelona tashmë ka filluar të kërkojë anësorë të profilit të lartë, duke kërkuar informacione për Leroy Sane të Bayern Munich, por zgjedhja e tyre kryesore është Leao, i cili ishte shënjestruar edhe në të kaluarën.

24-vjeçari, i cili është i hapur për një largim të mundshëm gjatë verës, thuhet se nuk dëshiron të kthehet në Ligue 1 pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain dhe do të preferonte një klub në Premier League ose La Liga.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e mërkurë) do të mblidhet në…