Barcelona synon transferimin e Haalandit

26 mars 2024 | 14:42

Prej vitesh, La Liga mori emër dhe famë falë rivalitetit të madh mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Dy yjet e futbollit botëror janë larguar prej kohësh nga Spanja dhe futbolli i rëndësishëm, duke i lënë stafetën dyshes Haaland-Mbappe, dy lojtarë që pritet të dominojnë skenën e futbollit.

Reali ka bërë gati afrimin e Kylian Mbappe, ky nuk është më një sekret, me yllin francez që pritet të zbarkojë në Madrid në fund të këtij sezoni, një dhuratë e çmuar për të inauguruar stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”. Në kushte të tilla, Barcelona synon t’i përgjigjet në të njëjtën formë, synon të afrojë në Barcelonë rivalin e tij më të madh, Erling Haaland.

E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo”, hap faqen e parë me këtë lajm.

“Haaland në 2025”. “Mundo Deportivo” shton se drejtuesit e klubit blaugrana shpresojnë në një dënim të mundshëm të Cityt, ndërsa në 2025, me përfundimin e stadiumit të ri, kërkojnë të joshin Haalandin.

Në 2025, nga Barcelona pritet të largohet edhe Robert Lewandowski, në këtë mënyrë, Haaland shihet si pasuesi ideal i sulmuesit polak. Tifozët në Spanjë, por dhe drejtuesit e La Liga-s, kryqëzojnë gishtat që ky skenar të realizohet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka filluar lirimin e hapësirave…