Barcelona transferon Romeun

19 korrik 2023 | 13:06

Barcelona ka konfirmuar sot (e mërkurë) zyrtarisht transferimin e mesfushorit Oriol Romeu nga Girona.

Klubi katalunas ka nënshkruar edhe lojtarin e tretë në këtë afat kalimtar, duke konfirmuar ardhjen e Romeut, pas Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.

Mesfushori veteran, i cili mbush 32 vjeç në shtator, rikthehet në klubin katalunas që e pa atë në akademi 12 vjet pasi u transferua te Chelsea në vitin 2011.

Pas një sezoni plot shkëlqim në Girona, duke i ndihmuar ata të arrijnë në vendin e 10-të, Romeu ra në sy vitin e kaluar dhe përfundoi si opsioni më i mirë dhe lirë për të ardhur si pasues i Sergio Busquets të kaluar.

Barcelona ka konfirmuar në faqen zyrtare se Romeu ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me klubin dhe ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.

“FC Barcelona dhe Girona FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Oriol Romeu”.

“Lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026, dhe klauzola e tij e blerjes është vendosur në 400 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Shifra e transferimit të tij nuk është bërë e ditur, por thuhet se ka kushtuar pesë milionë euro plus huazimi i Pablo Torres.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në…